Kuti Postare Metalike
Kutitë postare metalike me dizajn modern dhe praktik janë zgjidhje e përshtatshme për banesa dhe objekte biznesi. Të prodhuara nga çeliku (trashësi 0.5 mm)
dhe të përfunduara me plastifikim elektrostatik, ato ofrojnë qëndrueshmëri dhe rezistencë ndaj korrozionit.
Dizajni modular lejon konfigurim sipas numrit të banesave (apartamenteve).
Mund të zgjidhni modele me numra ose me fushë për etiketa, për identifikim të lehtë.
Zgjidhje e përshtatshme për ndërtesa banimi, komplekse banesore, zyra dhe objekte publike.
Specifikime Teknike
- Materiali: Çelik me trashësi 0.5 mm
- Përmasa për një kuti: 260 × 150 × 90 mm
- Konfigurimi: Sipas porosisë, në bazë të numrit të banesave/apartamenteve
- Modelet: Vertikale (hapje anësore) dhe horizontale (hapje nga lart)
- Identifikimi: Modele të numëruara ose me vend për etiketa
- Përfundimi: Plastifikim elektrostatik
- Trupi (kasa): RAL 7016 – gri e errët
- Dera: RAL 7035 – gri
- Ngjyra të tjera sipas porosisë
Kategori: Dollapë & Kaseta Metalike
Etiketa: Apartamente Banesa Kuti Postare






