Rafte Magazinash për Euro Palet
Raftet për magazina janë të prodhuara prej çeliku dhe të plastifikuara me bojë pluhuri për mbrojtje nga korrozioni.
Ato sigurojnë qëndrueshmëri dhe besueshmëri të lartë, duke qenë zgjidhje ideale për arredim të magazinave, qendra shpërndarjeje,
fabrika prodhuese, ndërtimtari, në sektorin e ushqimit dhe pijeve, si dhe tregti.
Struktura modulare ofron organizim të lehtë dhe mundësi përshtatjeje sipas hapësirës dhe nevojave tuaja.
Specifikime Teknike
- Përmasa: 3200 × 2700 × 1000 mm (standard) – edhe sipas porosisë
- Kapacitet ngarkese: 2 ton për çdo raft
- Këmbë: HFS, trashësi 2 mm, profil i përforcuar 50 × 30 × 2 mm
- Rafet: Profil 80 × 40 × 3 mm
- Pllaka rafesh: 5 pllaka për çdo nivel, secila 530 × 1000 × 1.8 mm (me përforcime)
- Përfundim: Plastifikim me bojë pluhuri kundër korrozionit
- Ngjyra:
- Këmbët – RAL 5005 (Blu)
- Rafet – RAL 2004 (Portokalli)
- Opsione të personalizuara sipas kërkesës
Kategori: Rafte Metalike
Etiketa: EuroPalet Magazine Rafte







